Hamza flet për teknologji: Do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, ka folur sot për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nëse vjen në pushtet.

Hamza premtoi se një investim i rëndësishëm nga kjo fushë do të jetë digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor, gjë që është premtuar shumë moti, edhe nga kjo qeveri aktuale.

”Unë do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në një platformë digjitale, tërësisht të integruar dhe efikase, do t’i lidhim të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore”, tha Hamza.

Përpos sistemit shëndetësor, Hamza tregoi se synon t’i digjitalizojë edhe disa fusha të tjera të rëndësishme.

”Edhe mësimdhënien, proceset në sistemin e drejtësisë, administratën dhe shërbimet publike synojmë t’i digjitalizojmë”, shkroi Hamza në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews