“U kry çdo sen”, kjo shprehje është bërë virale ditëve të fundit. Ajo lidhet me këngëtarin Gjesti, i cili në dy ditët e fundit është personi më i përfolur në vend, pasi doli nga një format televiziv në Kosovë, për t’iu bashkuar më pas një tjetri në Shqipëri.
Kjo shprehje duket se ka zënë vend edhe në politikë.
Atë sot e ka përdorur deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“U kry çdo sen”, ka shkruar Lekaj në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me hashtagun #pallekaj7, numri që mban në listën e AAK-së.
Këngëtari Gjesti është personi më i komentuar në vend ditëve të fundit, ndërkohë që temë që e dëgjon në çdo cep të vendit janë edhe zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt, e për të cilat partitë politike janë mobilizuar duke intensifikuar parafushatën në prag të hapjes zyrtare të fushatës, që pritet të bëhet më 11 janar.