Musliu akuza pushtetit: Deputetët e VV-së e kanë dëshmuar që janë të papërgjegjshëm dhe abuziv me besimin që morën nga qyetarët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se partia në pushtet ka tendencë për të eliminuar kontrollin parlamentar mbi Qeverinë.

Musliu në një konferencë për media tha se deputetët e Vetëvendosjes e kanë dëshmuar që janë të papërgjegjshëm dhe tejet abuziv me besimin që e morën nga qytetarët e këtij vendi.

Ajo përmendi këtu rastin e deputetes Fitore Pacolli, e cila njëherësh është edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu tha se Pacolli përfitimet familjare i vendosi mbi ligjin dhe mbi përgjegjësinë e saj si pjesë e organit më të lartë në vend, Kuvendit të Kosovës.

“E kemi ftuar këtë konferencë për të shprehur  edhe një herë shqetësimin tonë dhe për të ngritur edhe një herë fuqishëm zërin tonë kundër tendencave të qeveritarëve që përmes deputetëve të shumicës të shfuqizojnë mbikëqyrjen parlamentare, njërin nga instrumentet kryesore të demokracisë në vend. Përgjatë gjithë këtij mandati qeverisës ne e kemi ngritur vazhdimisht zërin për keqqeverisjen që u instalua nga Vetëvendosje. Bashkë me raportimet e mediave,  e kemi bërë të mundur që të gjithë qytetarët e Kosovës të shohin qartë të vërtetën e keqqeverisjes dhe abuzimit me subvencione nga ana e ministrit Faton Peci.

Në këtë kontekst me një angazhim të vazhdueshëm kemi nxjerrë në pah tendencën kryesore të pushtetit aktual që është eliminimi i kontrollit parlamentar demokratik. Metoda e degjenerimit të këtij instrumenti demokratik kontrollues është elementi kryesor i pushteteve diktatoriale, deputetët e Vetëvendosjes e kanë dëshmuar që janë të papërgjegjshëm dhe tejet abuziv me besimin që e morën nga qytetarët e këtij vendi. Njëra nga këta deputetë të  papërgjegjshëm dhe skajshmërisht të dëmshëm për funksionimin institucional është kryetarja e Komisionit parlamentar për Mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim, Fitore Pacolli.

Ajo, servilizmin partiak dhe përfitimet familjare i vendosi mbi ligjin dhe mbi përgjegjësinë e saj si pjesë e organit më të lartë në vend, Kuvendit të Kosovës. Si anëtare e këtij komisioni, dua të theksoj se Fitore Pacolli u tregua ekstremisht e papërgjegjshme dhe abuzive përssa i përket legjislacionit në fuqi përmes të cilit sigurohet funksionimi i sistemit tonë demokratik parlamentar. Ajo, në vend të transparencës, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies,  zgjodhi të mbështes mendësinë grabitqare, korruptive, nepotiste dhe klienteliste të kësaj qeverie.  Duhet të theksoj se Fitore Pacolli, si udhëheqëse e komisionit në fjalë, gjatë gjithë vitit 2024 asnjëherë nuk e ka ftuar në raportim ministrin Peci përkundër faktit se ka pasur propozime dhe kërkesa të vazhdueshme nga anëtarë tjerë të komisionit. Njëjtë ka vepruar edhe me ministrin e Mjedist, Liburn Aliu, ministrat që janë në përgjegjësi të komisionit që ajo drejton. Për më tepër pothuajse të gjitha mbledhjet e tjera komisionit janë thirrur pa i respektuar procedurat dhe rregulloren e kuvendit”, tha Musliu në një konferencë për media.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews