Të paktën shtatë persona vdiqën këtë të diel pasi aeroplani i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë pyjore të komunës së Quitupan, Jalisco, në Meksikën perëndimore.
Sipas mediave të huaja, aeroplani, tip Cessna 207, i ardhur nga La Parota, Michoacán, ka rënë në tokë pa u përcaktuar për momentin shkaqet e aksidentit.
Të paktën 7 persona u raportuan paraprakisht të vdekur në vendngjarje dhe ekspertët mjeko-ligjorë po prisnin për të hequr trupat dhe për të “përjashtuar praninë e më shumë viktimave”, njoftoi Mbrojtja Civile në një mesazh tjetër në rrjetin social.
Sipas autoriteteve, trupa nga Sekretariati i Mbrojtjes Kombëtare (Sedena) dhe bashkitë e Quitupan dhe Mazamitla janë duke punuar atje.
Accidente aéreo en Jalisco
En el municipio de Quitupan una avioneta se desplomó causando la muerte de al menos 7 personas
Servicios de emergencia laboran en el lugar pic.twitter.com/0nBbJjoNd6
— Juan Becerra Acosta (@juanbaaq) December 23, 2024