I dyshuari për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ishte islamofob, ka deklaruar ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
Të premten në mbrëmje, një veturë me shpejtësi goditi turmat që vizitonin në qytetin qendror gjerman.
Pesë persona kanë vdekur deri më tani – duke përfshirë një fëmijë nëntë vjeçar dhe katër të rritur – me të paktën 200 të tjerë të plagosur, sipas autoriteteve.
Nga të plagosurit, thuhet se 41 janë të plagosur rëndë.
Bëhet e ditur se i dyshuari – i cili u arrestua në vendngjarje – ishte një shtetas saudit 50-vjeçar, i cili punonte si mjek dhe mbërriti në Gjermani në vitin 2006.
Ndërsa drejtori i policisë Tom-Oliver Langhans tha në një konferencë shtypi se sulmi e kishte lënë qytetin “shumë të alarmuar”, shkruan skynews.
Ai shtoi se oficerët e arrestuan të dyshuarin tre minuta pas thirrjeve të para emergjente nga tregu.
Prokurori Horst Walter Nopens tha se motivi pas sulmit duket të jetë “pakënaqësia me trajtimin e refugjatëve nga Arabia Saudite”.
Raportohet se i dyshuari e ka përshkruar veten si një “ish-musliman” i cili kërkoi azil pasi mori kërcënime me vdekje në lidhje me besimin e tij.
Postimet e tij në rrjete sociale provmojnë pikëpamje anti-islame – dhe pretendojnë se Gjermania po lejon “islamizimin e Evropës”.
Ai ka një faqe interneti me të cilën thuhet se ka ndihmuar “qindra njerëz” të kërkojnë azil jashtë shtetit.
Aty thuhet: “Këshilla ime: mos kërkoni azil në Gjermani”.