Abdixhiku shpalos detaje nga programi për fushën e Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë: Paga të larta e vetura të denja

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të programit politik “Rruga e Re” të fushës së Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë.

Sipas tij këto plane janë për një shtet më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë.

Abdixhiku ka premtuar për policët paga të larta, vetura të denja, shtimin e numrit të policëve dhe kamera trupore.

“Paga të larta, vetura të denja, numër i madh i policëve, kamera trupore, këto janë 4 zotimet e para për Policinë e Kosovës dhe me këto besoj bëhet ndryshimi i vërtetë në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se ka vizion të qartë në Mbrojtje, integrim të Kosovës në NATO, rritje të pagave, shtim të numrit të ushtarëve e ndërtim të 4 kazermave të reja në vlerë prej 60 milionë euro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews