Shala deklarohet fajtor para trupit gjykues: Gjithçka është bërë me vullnetin tim

Haxhi Shala ka thënë se ka rënë dakord me mbrojtjen e tij që të pranojë marrëveshjen e fajësisë për çka akuzohet nga Gjykata Speciale e Hagës.

“Pajtohem me atë që jemi marrë vesh me avokatin, dhe avokati me prokurorin. Me vullnetin tim është bërë gjithçka”, tha Shala para trupit gjykues.

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi dje kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Sipas njoftimit të ZPS-së që u lëshua të martën, të pandehurit akuzohen për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në një reagim lidhur me marrëveshjet, prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se arritja e marrëveshjes është “dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë”, u tha mes tjerash në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews