Në internet janë publikuar pamje të momentit kur nga një shpërthim në Moskë mbeti i vdekur gjenerali rus, Igor Kirillov.
Kirillovi dhe asistenti i tij shihen duke dalë nga një ndërtesë në kohë errësire. Pranë hyrjes së ndërtesës shihet një trotinet elektrik, ku besohet se ishte e vendosur lënda shpërthyese.
Me të dalë dy oficerët rusë, ndodh një shpërthim i fuqishëm.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Ukraina. Raportohet se prapa operacionit special qëndron shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU.