Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës donacion afro 300 mijë euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi, ka pranuar një donacion nga Gjermania, të realizuar përmes Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Bëhet e ditur se policia prano 10 vetura në vlerë 19 mijë e 880 euro, 10 skanerë për dokumente në vlerë 23 mijë euro, një set me tri kamera të sigurisë Smart-dec në vlerë 40 mijë e 500 euro dhe 12 kamera termike në vlerë 36 mijë e 600 euro.

“Për të shënuar këtë donacion u realizua një ceremoni e dorëzim-pranimit të mjeteve, ku dorëzimi i pajisjeve u bë nga ambasadori gjerman në vendin tonë z. Jorn Rohde , kurse pajisjet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha. Prezent në ceremoni ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i Departamentit për Kufi z. Fehmi Xhata etj”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se për donacionin e ofruar nga Gjermania, të pranishmit e falënderuan shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës si në trajnime, ashtu edhe në ofrimin e pajisjeve për policinë.

Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara nga ana e policisë është është 298 mijë e 900 euro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews