Komandanti italian i KFOR-it, Enrico Berduani, ka takuar Zëvendës Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Andreas Hoppe.
Përmes një njoftimi nga KFOR-i bëhet e ditur se gjatë takimit janë shkëmbyer pikëpamje rreth çështjeve të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin e forcës paqembajtëse.
“Ata shkëmbyen mendime mbi tema të ndryshme, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar KFOR-i.