Të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Veternik janë jashtë rrezikut për jetë

Dy persona po trajtohen në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga lëndimet e marra nga shpërthimi i një bombole gazi në një autolarje, ngjitur me një pompë të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës.

Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Nerxhivane Kadriu për KosovaPress tregon se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.

“Stabil janë aktualisht. Ende nuk i kemi kryer të gjitha ekzaminimet. Pa u përfunduar rasti nuk mund të them është i lënduar aty e më pas të del edhe diçka tjetër. Po, jashtë rrezikut për jetë janë”, tha Kadriu.

Në bazë të uniformës që kishte veshur ishte identifikuar si punëtor në këtë autolarje. Ndërsa personi tjetër i cili është më pak i lënduar, nuk dihet nëse është punëtor në këtë autolarje apo jo.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur Policia e Kosovës, derisa tashmë personat e lënduar janë dërguar me ndihmë të shpejt në Klinikën Emergjente për të marrë trajtim mjekësor.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews