Sulmi terrorist në veri, Ibishi: Kjo ndodh vetëm në vendet ku zhvillohet lufta

Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës është i ngjashëm me të tillë që ndodhin në vende ku zhvillohet luftë, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Kanali i ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, u dëmtua mbrëmjen e 29 nëntorit pas një shpërthimi të madh. Bëhet fjalë për 15 kilogramë eksploziv.

Autoritetet e Kosovës thanë se sulmi në pjesën veriore të Kosovës është kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara prej Beogradit.

“Situata është stabile, por normal e brishtë në kuptimin e asaj për shkak vetë akteve terroriste, në rastin e fundit, shkatërrimit me mjete eksplozive, të kanalit që furnizon edhe me ujë të pijshëm, edhe për ftohjen e sistemit të termocentraleve Kosova A dhe B. Kjo realisht ka ngritur një shqetësim dhe ka marrë përmasa edhe të opinioneve ndërkombëtare. Është diçka çka ndodh vetëm në vendet ku zhvillohet lufta. Në kuptim si asaj që është lufta, agresioni rus në Ukrainë, duke e shkatërruar infrastrukturën kritike, që është jetike për jetën qytetarëve, nga uji i pijshëm dhe furnizimi me energji elektrike dhe nga ngrohja”, ka thënë Ibishi.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Korporata Energjetike e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Një sulm tjetër terrorist ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Aty nga terroristët serb u sulmua Policia e Kosovës dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ka qenë e pritshme që këto grupe të ndryshojnë taktikat dhe metodologjinë e veprimit nga sulmet e vitit të kaluar.

Pas sulmit të 29 nëntorit, autoritetet e Kosovës zhvilluan disa operacione ku gjetën arsenal armësh, uniforma e pajisje ushtarake.

Sipas Ibishit, furnizimet me këto janë bërë më herët.

“E kam pritur që ata do të ndërrojnë edhe taktikat dhe metodologjinë e veprimit, nga ai grupi terrorist në krye me Radoiçiq, nga nëntori vitit kaluar, dhe po atakojnë infrastrukturën kritike. Ato kanë qenë të punuara më herët, dhe kudo që kërkon pjesën veriore i kanë furnizuar me kohë, dhe ajo veç është pritur se do të gjendet në çdo bastisje gati në veri. Ata, me kohë i kanë furnizuar me uniforma, pajisje luftarake, armatim, municione”, ka theksuar ai.

Pas sulmit në Ibër-Lepenc, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews