Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka folur pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq në takime të ndara.
Kallas ka thënë se e ka mirëpritur gatishmërinë për të bashkëpunuar për sulmin e fundit terroriste në Ibër-Lepenc dhe siç tha ajo autorët duhet të sillën para drejtësisë.
“U takova me Vuçiq dhe Albin Kurtin sot. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit. E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo në X.