Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë autoritet të plotë për të hetuar incidentin në Zubin Potok, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre.
“Jam në vendin e sulmit të djeshëm të papranueshëm në kanalin Ibër-Lepenc – pjesë kritike e infrastrukturës së Kosovës – në fshatin Varage. Në përputhje me mandatin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in dhe vëzhguesit e EULEX-it, është formuar një njësi policore dhe ata kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën aktuale dhe pasojat e saj të mundshme”, ka shkruar Barbano në rrjetin social. “X”.
Ai shtoi se vlerëson veprimin e shpejtë të autoriteteve të Kosovës për menaxhimin efektiv të dëmeve dhe reagimin ndaj situatës emergjente, duke parandaluar kështu pasojat e mëtejshme për popullatën.
“Institucionet e Kosovës kanë juridiksion të plotë për të hetuar sulmin, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe se të drejtat e njeriut respektohen plotësisht”, përfundoi Barbano.
I’m on the site of yesterday’s unacceptable attack on the Iber Lepenc/Ibar Lepenac canal – a critical part of Kosovo’s infrastructure – in the village of Varage.1/4 pic.twitter.com/GgWcGsAwH5
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) November 30, 2024