Krasniqi në Prekaz: Festë që na emocion, çlirimtarët nuk i kemi sot në mesin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Krasniqi para mediave ka thënë se 28 Nëntori është festë që duhet të na frymëzojë për të bërë punë më të mira për vendin tonë. Ai ka aty kujtoi ish krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë duke thënë se kjo festë ngjallë edhe emocion për faktin se çlirimtarët nuk ndodhen në mesin tonë.

“Edhe sot në shënim të festave tona kombëtare jemi këtu në Prekazin heroik, aty ku i ka rrënjët historia e luftës çlirimtare, por ku i ka rrënjët edhe liria e popullit tonë. Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm e titanik të familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari por edhe për të uruar gjithë shqiptarët kudo që janë për festen e flamurit, Për 28 nëntorin e Krujës, 28 nëntorin e Vlorës, 28 nëntorin e Prekazit, por edhe për të përkujtuar daljen publike në këtë datë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është një festë e cila duhet të na frymëzoj secilin për të bërë punë të mira për popullin tonë për vendin tonë, është një festë e cila duhet të na përkujtojë sakrificat e gjeneratave të shumta për lirinë dhe shtetin tonë. Normalisht është edhe një festë e cila na emocion sepse nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe shokët e tyre të cilët po i zhvillojnë edhe sot e kësaj dite besoj shumë betejën e fundit për drejtësinë dhe lavdin e luftës çlirimtare”, u  tha Krasniqi

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews