BE-ja pret dakordimin e palëve për zbatim të deklaratës për të zhdukurit

Një prej marrëveshjeve që ishte arritur në Bruksel, ishte edhe deklarata e përbashkët për të zhdukurit. Por, për shkak të refuzimit të Serbisë, ajo ka mbetur vetëm në letër. Se nuk ka filluar ende zbatimi i saj, e pranon edhe Bashkimi Evropian. Peter Stano thotë se zbatimi do të ndodhë sapo palët të bien dakord për termat e referencës së Komisionit të përbashkët, i cili parashikohet ta monitorojë zbatimin e kësaj deklarate.

Deklarata për të zhdukurit, e nënshkruar para më shumë se një viti në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, as pas kësaj kohe nuk po gjen zbatim.

Nga 2 maji i 2023-s zbatimi i saj mbeti vetëm në letër.

Lidhur me moszbatimin e kësaj deklarate, janë deklaruar nga Bashkimin Evropian.

Në një përgjigje me shkrim për televizionin publik, zëdhënësi i BE-së Peter Stano e ka konfirmuar se zbatimi i Deklaratës për të Zhdukurit nuk ka filluar ende.

“Zbatimi i Deklaratës së Përbashkët nuk ka filluar ende. Kjo do të ndodhë sapo palët të bien dakord për Termat e Referencës të Komisionit të Përbashkët, i cili parashikohet të monitorojë zbatimin e Deklaratës së Përbashkët, në mbështetje të punës së Grupit të Punës, të kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar…”, ka thënë ai.

Stano ka treguar se kjo çështje u trajtua gjatë takimit të kryenegociatorëve më 24 tetor, ndërkohë që ka mohuar përfaqësimin e Kosovës nga UNMIK-u në Komisionin e Përbashkët, duke thënë se kjo as nuk u propozua dhe as nuk u diskutua.

Më tej ai ka thënë se BE-ja përsërit se kjo ka të bëjë përfundimisht me familjet e atyre që janë ende të zhdukur, dhe se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews