Dy kosovarët që u arrestuan nga shteti serb, shkuan në Serbi “për ‘idare’”

Dy të rinj nga Podujeva, Rexhep Hoti dhe Gyven Azemi, janë arrestuar javën e kaluar nga autoritetet serbe, teksa dyshohet se ata po prisnin dru në territorin e Serbisë.

Familjarët e të arrestuarve kanë ngritur shqetësime për fatin e tyre.

Razije Hoti, nëna e Rexhep Hotit, ka treguar për Televizionin Dukagjini se e ka parë djalin e saj për herë të fundit mbrëmjen e arrestimit, por nuk ka mundur të komunikojë me të. Ajo ka shtuar se nuk kanë mundur të marrin informacione për shkak të kushteve të vështira financiare dhe mungesës së qasjes tek autoritetet serbe.

“Djali është arrestuar të mërkurën pasdite. Djali i motrës bashkë me të. Në ora gjashtë e kemi marrë vesh… kanë shkuar për idare, kanë shkuar të marrin dru dhe i kanë zënë. Dhe tash ata i kanë marrë që një javë, asgjë nuk dimë për ta.

Në ora gjashtë na ka lajmëruar një serb, që i kanë nxënë dhe unë kam shkuar në ora 10 me taksi deri me Kurshumli, përkthejke ai serbisht… atë natë i kam takuar, ishin duke qajtë, më fol s’kemi mund pasi nuk na kanë lejuar. Më nuk dimë për ta”, ka thënë Hoti.

Ajo ka kërkuar ndihmën e institucioneve të Kosovës por edhe të qytetarëve të vendit për kthimin e dy të rinjve në shtëpi.

Ndërkaq gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se ka ndërmarrë hapa për të marrë informacion zyrtar për rastin. Përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, është bërë një kërkesë formale për konfirmimin e identitetit të personave të arrestuar, vendndodhjen e tyre dhe detaje të tjera relevante.

“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

MPJD ka njoftuar gjithashtu misionet diplomatike të vendeve të Kuintit dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi për rastin, ndërsa në momentin e konfirmimit, diplomatët kosovarë do të kërkojnë të vizitojnë të arrestuarit në qendrën e paraburgimit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews