Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy personave.
Personat kërkohen për veprat penale “vjedhje e rende” dhe “Vjedhje e rendë e mbetur ne tentativë” e cila ka ndodhur me 28.02.2024 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmëroj Policinë.