Sot nëntë ndeshje në Ligë të Kampionëve, veçohen përballjet Bayern Munich – PSG dhe Inter – Leipzig

Emocionet e Ligës së Kampionëve kthehen pas pothuajse 20 ditë pushim, ku sot në plan janë nëntë ndeshje të xhiros së pestë të Fazës së Ligës.

20 ditë më parë përfundoi xhiro e katërt, ku edhe më tutje pesë skuadra qëndrojnë pa asnjë humbje.

Dy përballjet që nisin natën e sotme të Ligës së Kampionëve janë Slovan Bratislava – Milan dhe Sparta e Pragës – Atletico Madrid, që fillojnë nga ora 18:45.

Tutje në orarin 21:00 zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera.

Barcelona – Brest; Bayer Leverkusen – Salzburg, Bayern Munich – PSG, Inter – Leipzig, Manchester City – Feyenoord; Sporting – Arsenal; Young Boys – Atalanta, janë përballjet tjera për sot.

Padyshim kryendeshja e natës është ajo që zhvillohet në Allianz Arena mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Lideri i Bundesligës nuk ka pasur një fillim të mirë në Ligë të Kampionëve dhe pozicionohet në vendin e 17-të me dy humbje e dy fitore. Veç më keq është PSG, që ka një fitore, një barazim e dy humbje dhe momentalisht është jashtë pozitave që mund të sigurojnë kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Një përballje tjetër interesante është mes Interit dhe Leipzigut.

Zikaltrit nuk dinë për humbje dhe nuk kanë pranuar asnjë gol në katër ndeshjet e para, e Leipzig ndonëse po kalon formë të mirë në Bundesliga, në Ligë të Kampionëve i ka të gjitha humbje.

Deri më tani ka përfunduar gjysma e ndeshjeve të Fazës së Ligës dhe deri në fund do të jenë edhe katër xhiro, ku do të mësohen tetë skuadra që kalojnë direkt në 1/8 e finales dhe 16 skuadra të tjera që do të luftojnë për tetë vendet e mbetura.

Kjo është renditja momentale në Fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews