“Luajtja bixhoz me aleancat”, Konjufca për Osmanin: Mund të gjente mënyrë tjetër për të kritikuar qeverinë, jo aq fjalë goditëse

Glauk Konjufca për fjalimin vjetor të Presidentes Vjosa Osmani në Kuvend ku kritikoi Qeverinë e Kosovës se “luajtja bizhoz me aleancat dëmton Republikën”, për Kryeparlamentarin s’ishin fjalët e duhura.

Ai tha se Osmani mund të gjente mënyra të tjera për t’u shprehur, ndërsa tha se dallime kanë mes vete, dhe kanë pasur gjithmonë, por sipas tij duhet ruajtur integriteti i institucioneve, por jo të përdoren fjalë goditëse për njëra tjetrën.

“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjetë fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo. Mospajtimet gjithmonë i kemi pasë edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, Asociacioni i komunave, vendimi apo jo i Asociacionit në Kushtetuese, veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës”.

“Mund të ketë dallime, mirëpo mendoj se duhet të ja ruajmë inegritetin institucioneve dhe përgjegjesisë që e përfaqësojmë. Ma merr mendja që ka hapësirë të madhe që kritikat edhe mospajtimet me i shpreh në mënyra tjera dhe jo me përdorë fjalë të cilat janë goditëse për njëra-tjetrën.”, tha Kunjufca për Rtv21.

Lidhur me fjalimin e Presidentes Osmani, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, s’deshi të jepte ndonjë koment.

Ajo tha se s’ka përgjigje për fjalimin e të parës së shtetit në Kuvend, javën e kaluar.

“Mendoj që unë nuk jam ajo që duhet të japë përgjigje rreth fjalimit të Presidentes. Secilit në rolin e vet kushtetues i takon ta bëjë vlerësimin e vet. Mendoj që është e rëndësishme që liderët institucionalë janë në rrugën e drejtë. Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar asnjëherë. Ne si pozitë me të gjitha detyrat që kemi do të mundohemi me përkushtim dhe nder ta përmbyllim këtë legjislaturë”, tha dje Kusari-Lila.

“Bixhoz me aleancat”, e kishte interpretuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani tensionimin e marrëdhënieve ne partnerët strategjikë të Kosovës, në fjalimin e saj vjetor javën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se vënia në rrezik e tyre apo luajtja bixhoz me to e cënon vetëm mbrojtjen e republikës.

Osmani kishte thënë se dobësimi i aleancave dhe partneriteteve është një gabim strategjik, dhe se asnjëherë nuk i kishte kuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për pushtet, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Forca jonë më e madhe qëndron në aleancat tona, partneriteti dhe aleancat mes shteteve janë më të mëdha sesa cilido prej nesh si politikan. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre apo luajtja bixhoz me to e cenon vetëm mbrojtjen e Republikës. Asnjëherë nuk i kam kuptuar as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për pushtet. As njëra, as tjetra nuk i bën nder Kosovës”, kishte thënë javën e kaluar Osmani në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews