Kryediplomatja Donika Gërvalla ka thënë se sot kanë shënuar një “rezultat historik”, me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Bogota, Kolumbi.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka përmendur edhe presidenten Vjosa osmani, me të cilën kohëve të fundit kanë pasur mosmarrëveshje të shumta.
“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore.
Ndihem shumë e nderuqr që Presidentja e Rëoublikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës.
Hapja e ambasadës sonë në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Gërvalla.