Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj audio-incizimit të drejtorit të RTK-së Rilind Gërvalla, duke dënuar publikimin e lajmeve pa u verifikuar si dhe pa u konsultuar me Drejtorin e Pergjithshëm.
Përmes një postimi në Facebook i pari i PSD-së tha: “Kur shërbimi informativ dhe media bëhen e njëjta gjë, aty ka rrezik. Diktatura nuk vjen si gogol me brina.”
“Një prej treguesve kryesorë të saj është lehtësia e shpalljes së tjetrit si spiun, tradhëtar, armik i brendshëm e i jashtëm”, shtoi tutje.
Postimi i plotë:
Një agjent i AKI e paska thirrë agjentin e pushtetit në RTK, Rilind Gërvallën. I paska thënë ta publikojë lajmin e Sllobodna Bosnës, pa e mbështetë me asnjë verifikim e as fakt.
E vetmja provë e agjentit sekret paska qenë: “publikojeni lajmin, sepse u bo e madhe në seminar, po folin krejt”. Dhe Rilindi, qysh e pranon edhe vet, pa asnjë verifikim, pa e konsultuar fare Drejtorin e Pergjithshëm, urdhëron publikimin e lajmit në lajme qendrore.
Kur shërbimi informativ dhe media bëhen e njëjta gjë, aty ka rrezik. Diktatura nuk vjen si gogol me brina. Ajo s’ka me pikë prej qiellit në një ditë të bukur. Një prej treguesve kryesorë të saj është lehtësia e shpalljes së tjetrit si spiun, tradhëtar, armik i brendshëm e i jashtëm