Forcat ruse kapën një britanik që luftoi në anën e ushtrisë ukrainase në rajonin perëndimor rus Kursk, i cili është pjesërisht nën kontrollin e forcave ukrainase.
Ky informacion për agjencinë shtetërore ruse RIA Novosti u konfirmua nga një burim sigurie. Burri në pamjet e publikuara pretendon se është bashkuar me Legjionin e të huajve ukrainas pasi u pushua nga puna nga ushtria britanike, transmeton Telegram News.
“Ushtari britanik, i cili e prezanton veten si James Scott Rhys Anderson, është kapur. Ai aktualisht po jep dëshmi, ” i tha një burim rus një agjencie lajmesh që lëshoi lajmet të dielën.
🚨🇬🇧 BRITISH MERCENARY CAPTURED BY RUSSIAN FORCES
Russian soldiers have detained James Scott Rhys Anderson, a former senior British Army soldier, in the Kursk region.#Russia #UK #Breaking #Kursk pic.twitter.com/jziG67LOXG
— Breaking News (@PlanetReportHQ) November 24, 2024
Sipas një raporti të Reuters, nuk është e qartë kur u regjistrua videoja. Ministria Britanike e Punëve të Jashtme nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment. /TelegramNews/