“Përparim ndale tenderin 16 milion”, “Jo falimentim për pastrim”, ”Mos prekni bukën e punëtorit”.
Më këtë pankarta në duar punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” kanë protestuar ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për shpalljen e tenderit në vlerë prej 16,5 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që e çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, kanë tentuar të futën në objektin e Komunë, por nuk janë lejuar.
Këta punëtorë i kanë dhënë afat komunës 7 ditë për ndaljen e këtij tenderi dhe në rast se një gjë e tillë nuk do të ndodhë ata kanë njoftuar se do të rikthehen prapë.