Fjalimi me mesazhe të forta i Osmanit në Kuvend: Nga luajtja bixhoz me aleancat, izolimi i vendit e deri tek tema e shqiptarëve në RMV

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e nisi fjalimin e saj vjetor në Kuvend duke folur për rëndësinë  e patriotizmit kushtetues, që Osmani tha se  shkon përtej ndasive politike.

Shefja e shtetit foli për cilësitë që i dallojnë liderët e vërtetë, teksa tha se politikat tona duhet të pasqyrojnë atë që është në interes afatgjatë të Kosovës, e jo në interes të votave të një palë zgjedhjesh, atë që e ngrit shtetin tonë larg, e jo që i ngrit vetëm numrat në sondazhe.

Shefja e shtetit tha se vizioni largpamës është ajo që gjithnjë i ka dalluar liderët e vërtetë, jo vetëm në Kosovë por kudo në botë.

“Jam angazhuar që i përfaqësoj qytetarët me dinjitet. Përfaqësimi i vendit tim është nderi më i madh i jetës sime dhe mishërim i besimit të qytetarëve. Momenti kur do të themi se vërtetë ia kemi dalë është momenti kur qytetarët do të thonë: jemi krenarë për vendin tonë. Rruga deri te shteti nuk ka qenë fare e lehtë.

Sot më shumë se kurrë na duhet patriotizmi kushtetues që shkon përtej ndasive politike, që na bashkon jo sepse ndajmë mendimet e njëjta, por sepse ndajmë parimet që na përbashkojnë dhe për shkak që populli ynë gjithnjë ka ditur të bashkohet për atdheun.

Në këto kohë sfiduese për globin kur fragmentimi dhe përçarja po bëhen gjithnjë e më të dukshme, besnikëria jonë ndaj parimet të kushtetutës është ajo që duhet të na bashkojë. Sot siguria është parakusht qenësor për mirëqenie të shtuar, zhvillim ekonomik dhe dinjitet individual e kolektiv. Në këtë rrugëtim ajo që dëshmon më së miri pjekurinë dhe zhvillimin e shtetit tonë është momenti kur ne sigurohemi që politikat tona të pasqyrojnë atë që është e drejtë, e jo atë që është politikisht e përshtatshme, atë që është e duhur e jo atë që tingëllon bukur, atë që është në interes të Kosovës afatgjatë, e jo në interes të votave të një palë zgjedhjesh, atë që e ngrit shtetin tonë larg e jo që i ngrit vetëm numrat në sondazhe.Vizioni largpamës është ajo që gjithnjë i ka dalluar liderët e vërtetë, jo vetëm në Kosovë por kudo në botë”, tha Osmani në nisje të fjalimit të saj.

 “Luajtja bixhoz me aleancat rrezikon vetë Republikën”.

“Bixhoz me aleancat”, kështu e interpretoi presidentja e vendit tensionimin e marrëdhënieve ne partnerët strategjikë të Kosovës.

Osmani ka thënë se dobësimi i aleancave dhe partneriteteve është një gabim strategjik. Shefja e shtetit tha se asnjëherë nuk e ka kuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për pushtet.

“Vizioni largpamës është ajo që gjithnjë i ka dalluar liderët e vërtetë, jo vetëm në Kosovë por kudo në botë. Si ushtruese e politikës së jashtme kam punuar që emri i Kosovës të dëgjohet e lartësohet edhe aty ku nuk është dëgjuar më parë. Kam punuar në forcimin e aleancave të afërta e ato të largëta, jam angazhuar të dëshmoj se Kosova është shembulli më i mirë i asaj se çfarë ndodh kur demokracitë qëndrojnë të bashkuara. Shteti ynë edhe pse i ri ka bërë hapa të rëndësishëm në skenën globale. Marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe partnerët tanë në Evropë e përtej riafrojmojnë rolin tonë për zhvillimin e paqes në rajon e më gjerë. Për herë të parë Kosova është ftuar në samite e organizata ku fare nuk është anëtare, siç ishte ai i NATO-s në SHBA.

Asnjë popull nuk ia ka dalë vetëm, e asnjë shtet nuk ka sukses në izolim. Rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të aleancave është e paçmueshme. Historia politike na dëshmon se dobësimi i aleancave dhe partneriteteve është një gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim as shantazhim.

Forca jonë më e madhe qëndron në aleancat tona, partneriteti dhe aleancat mes shteteve janë më të mëdha sesa cilido prej nesh si politikan. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre apo luajtja bixhoz me to e cënon vetëm mbrojtjen e Republikës. Asnjëherë nuk i kam kuptuar as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet nda tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për pushtet. As njëra, as tjetra nuk i bën nder Kosovës”, tha Osmani.

“Drafti i Asociacionit të mos u lihet në dorë atyre që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës”

Osmani, në fjalimin vjetor është sqaruar lidhur me deklaratat e saj mbi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani ka thënë se ajo ka kërkuar që drafti i Asociacionit të diskutohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse nuk ka dashur që ai t’i lihet në dorë njerëzve që vijnë nga shtete mosnjohëse e nuk besojnë pavarësinë e Kosovës. Këtu Osmani, ka përmendur emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ajo ka potencuar se  nuk e ka kërkuar themelimin e Asociacionit. Osmani tha se kur ajo kishte propozuar që ky proces të diskutohet me ShBA-në dhe të mos lihej në dorën e emisarit slloven, Miroslav Lajçak, ajo tha se ishte përballur me sulme të ulëta..

“Më duhet të them me keqardhje se propozimet që shpesh kam bërë për përmirësimin e këtij procesi janë ballafaquar me një sërë dezinformatash e sulmesh të ulëta që nuk i kanë hije askujt në Kosovë. Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që draft i Asociacionit të fillohet të diskutohet me ShBA-në, që çështja mos t’i lihet në dorë as Lajçakut as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar asnjëherë që unë kam kërkuar themelim të Asociacionit, por ka nënkuptuar që më shumë i kam besuar më shumë vetvetes tonë dhe Amerikës, se sa disa byrokratëve nga shtete jo-njohëse”.

“Kam besuar se një draft statut ku mbrohet Kushtetuta, sovraniteti, ku mbrohen kufijt dhe funksionaliteti i shtetit, shumë më mirë hartohet nga vet ne që kemi marrë mandat ta mbrojmë Kosovës, sesa nga disa ekspert të jashtëm që kurrë nuk kanë besuar në projektin e Kosovës të lirë e sovrane”, tha Presidentja Osmani.

E për këtë Osmani tha se ky propozim i saj atë kohe ishte goditur në mënyrë të ulët se kishte shitur interesat e vendit, ndërsa sot tha po kërkohet e njëjta gjë, që draftin ta hartoj Kosova.

Osmani tha se është gënjeshtër që ajo ka thënë që nënshkrimi i marrëveshjes të bëhet njëanshëm, ndërsa sqaroi se si qëndronte realisht deklarata e saj.

Sipas Presidentes Osmani, ajo çfarë kishte thënë ishte se zbatimi i marrëveshjes do të kishte kuptim nëse zbatohet nga dyja palët, dhe nëse njëra tërhiqet tjetra s’do të kishte obligim ta zbatonte, dhe gjëja tjetër që presidentja tha se kishte thënë me deklaratën e javës kaluar, ishte se nëse Serbia përfundimisht se zbaton pjesën e saj, të merrnin garanci të nënshkruara nga aleatët dhe Kosova të zbatonte pjesën e saj, dhe në këmbim të përfshihej nga ata Anëtarësimi në NATO dhe organizata tjera, garanci të sigurisë e mbështetje për njohje.

“Njësoj po ndodh edhe sot, kinse Presidentja paska kërkuar që nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes. Kjo është gënjeshtër. Ajo që kam thënë nën 1 ,është zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm e vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe kur njëra tërhiqet, tjetra nuk ka obligim ligjor ta zbatoj, dhe nën 2, që nëse shihet përfundimisht që Serbia nuk do ta zbatoj pjesën e saj marrëveshjes, gjë që unë jam e bindur, atëherë besoj që do duhej të diskutonim me aleatët zbatimin e pjesës tonë, në shkëmbim të garancive nga aleatët të nënshkruara që përfshin Anëtarësimin në NATO dhe organizata tjera, garanci të sigurisë si dhe mbështetje për njohje të reja, thënë troç që ajo që kam thënë është: Më shumë se nënshkrimi i Presidentit të Serbisë, ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të ShBA-së. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Sulmi në Banjskë, Serbia të vihet para përgjegjësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se mbi një vit pas sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit, Serbia nuk ka dhënë llogari.

Osmani potencoi se ani pse Serbia kreu agresionin në Banjskë, nuk janë vendosur masa ndaj saj, ndërsa viktima e që është Kosova vazhdon t’i ketë ende ato.

Osmani tha se “Serbia vazhdon minimin e përpjekjeve të vendeve tjera të rajonit për paqe, siguri e stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke i shërbyer agjendës së Rusisë së Putinit”.

“Atë mëngjes heroi ynë Afrim Bunjaku i treguan Serbisë dhe të gjithë dashakeqëve se Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për të falur dhe se mrbotja e shtetit është betimi i përhershëm. Ende 420 ditë më pas, nuk ka llogaridhënie, e as drejtësi nga ana e Serbisë.

“Serbia vazhdon minimin e përpjekjeve të vendeve tjera të rajonit për paqe, siguri e stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke i shërbyer agjendës së Rusisë së Putinit, me format më perfide të luftës hibride, në mbajtjen e tensioneve të vazhdueshme e duke synuar shkatërrimin e vendeve fqinje.”

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj qëndrojnë dhe do të qëndrojnë fuqishëm mbi vlerat e lirisë, paqes, demokracisë, përderisa institucionet tona vendore të sigurisë dhe mbrojtjes janë të përkushtuara maksimalisht që në bashkëpunim të plotë me aleatët tanë të sigurisë, të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror, si dhe të sigurojnë zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve e të mbrojnë jetën, pronën, lirinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”, tha Osmani në fjalimin vjetor në Kuvend.

“Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në RMV do të përballet me kundërshtim të vendosur”

Temë i bëri edhe çështjen  e shumëdiskutuar të ditëve të fundit,  përkatësisht sfidimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut nga partia nacionaliste VMRO

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Ajo tha se çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre në këtë shtet do të përballet me kundërshtim të vendosur nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

“Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm hapa përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtave të tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej Ballkanit perëndimor. Në këtë drejtim, koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti për çështje të politikës së jashtme e sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euro-atlantike, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, ka thënë Osmani.

Fjalimi vjetor i presidentes Osmani në Kuvend u bojkotua nga PDK dhe AAK

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews