Tezja e 14-vjeçarit të vrarë humb ndjenjat në protestë, largohet me ambulancë

Dhjetëra qytetarë, prindër dhe fëmijë, morën pjesë këtë të enjte në një marshim nga shkolla ”Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, si shenjë proteste për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij.

E pranishme në protestën përpara ministrisë në Tirana, ishte dhe tezja e 14-vjeçarit, e cila, në një gjendje të rënduar emocionale, shfaqi probleme shëndetësore gjatë protestës.

Shoqëruar nga një e afërme e saj, tezja e tij, humbi ndjenjat dhe u detyrua të dërgohej me ambulancë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në deklaratën e shkurtër që mbajti përpara kamerave, ajo, mes lotësh, tha se djali ishte dërguar në shkollë dhe jo në luftë, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

”E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin. Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajtur zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, citon euronews.al, të ketë deklaruar ajo.

Kujtojmë se 14-vjeçari u vra ditën e hënë nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti me thikë në ambientet e jashtme pranë shkollës 9-vjeçare ”Fan Noli”.

Dhjetëra prindër dhe fëmijë u bashkuan në protestën e kësaj të enjteje, duke kërkuar më shumë siguri në shkolla.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews