Arkat fiskale po bëhen digjitale, Murati jep detaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se nga sot është lansuar sistemi i ri i arkave fiskale digjitale, një inciativë që ka për qëllim modernizimin e administratës fiskale në Kosovë dhe thjeshtimin e proceseve për bizneset.

Sipas tij, ky sistem do të zëvendësojë arkat tradicionale të hardware-it me ato softuerike, duke ofruar mundësi më të lira dhë më efikase për sektorin privat.

“Mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal”, shkruan Murati në një postim në Facebook.

Me këtë sistem, bizneset do të kenë mundësinë të përdorin një laptop dhe një printer termik për të lëshuar kuponë fiskalë, pa pasur nevojë për investime të mëdha në pajisje të shtrenjta, si dhe qytetarët mund të fitojnë shpërblime në rast të skanimit të kuponit fiskal.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews