Kurti e Mickoski të lumtur për tregti ndërshtetërore, Ali Ahmeti  flet për minim të Marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, akuzohet nga shumica politike shqiptare në Maqedoninë Veriore për hapje temash që kanë të bëjnë me minimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në një etapë kohore prej rreth tre muajsh, me instalimin e Qeverisë VMRO-DPMNE në krye të këtij shteti, gjithnjë e më shumë po flitet dhe debatohet për minimin e njërës ndër marrëveshjet bazë të avancimit të drejtave shqiptare  në Maqedoninë Veriore  pas luftës  së armatosur ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM-së) e mbështetur edhe nga Policia e Maqedonisë (MPB) i cili filloi më 22 Janar 2001 dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 Gusht të po këtij viti.

Lufta  që pasoi me shumë viktima nga të dyja palët, dhe  shkatërrimin  e shumë fshatrave dhe pronave të shqiptarëve, si dhe objekte fetare përfshirë xhamia dhe manastire. Viktimat e luftës në të dyja palët janë 86 luftëtarë të UÇK-së, 75 ushtarë dhe policë maqedonas dhe 60 civilë shqiptarë.

Ali Ahmeti para  pak ditësh i ka bërë të ditur Kryeministrit Mickoski se po u prekën të drejtat shqiptare në këtë shtet, shqiptarët do të dalin në rrugë .

Në këto rrethana politike të tendencës së minimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore, kanë mbajtur  mbledhje të përbashkët  në Prishtinë.

Kurti është deklaruar se nuk ka mospajtime me Mickoskin  dhe Maqodoninë Veriore, e Mickoski ka folur për një tregti prej gjysëm miliardi euro shkëmbim tregtar mes dy vendeve.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka tërhequr vërejtjen se pala shqiptare e Kosovës duhet t’i tërheq veshin Mickoskit për tendencat e minimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri Kurti e ka quajtur “privilegj dhe nder pritjen e Mickoskit, derisa Kosova me Maqedoninë Veriore nuk e ka asnjë problem të vetëm”.

Nënshkrimi i protokollit teknik për kalime ndërkufitare

“Një nga rezultatet kryesore të takimit të sotëm, do të jetë edhe nënshkrimi i protokollit teknik, që del nga marrëveshja për kalimet e përbashkëta kufitare. Duke filluar nga janari i vitit 2025, në dy pika kufitare, Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje ku zyrtarët tanë të Policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha ai.

“Sot më shumë se kurrë bashkëpunimi në çështje të sigurisë është i rëndësishëm. Krimi i organizuar dhe ndërhyrjet nga aktorë të këqinj përbëjnë kërcënim për vendet tona dhe rajonin. E këto sfida edhe mund t’i adresojmë bashkë në mënyrë efektive, e edhe mund t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët”, tha Kurti.

Enver Hoxhaj  i PDK-së: Qeveria e Maqedonisë së Veriut e përkushtuar ta bllokoj Marrëveshjen e Ohrit

Ish diplomati i PDK-së Enver Hoxhaj e ka cilësuar  takimin e përbashkët si takim të dy  qeverive të pa përgjegjshme, ku ajo nga Maqedonia e Veriut synon ri konfigurimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo e Kosovës që nuk  ka interesim të flet kundër obstruksioneve maqedonase ndaj vlerave dhe gjuhës shqipe.

Sot vjen në Kosovë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila është e përkushtuar që ta përmbysë dhe ta rikonfigurojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila është arritja më e madhe e vetë shqiptarëve në Maqedoni. Sot pres që Qeveria e Kosovës ta ngrit çështjen e cenimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe është e shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan. Qeveria e Kosovës duhet ta ngrisë sot zërin edhe për aktet e shëmtuara të arrestimit të veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews