Haxhiu thotë se Kurti është tradhtar: Priti me tepih të kuq, kryeministrin maqedonas që përndjek ushtarët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar ashpër nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme.

Haxhiu ka theksuar se Kurti ka shtruar tepihun e kuq për kryeministrin maqedonas, i cili, sipas tij, vazhdon të përndjekë dhe arrestojë ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si një shenjë të “hipokrizisë dhe tradhtisë” nga ana e Kurtit.

Në anën tjetër, Haxhiu ka theksuar se Kurti ka anashkaluar rëndësinë e mbledhjes tradicionale të qeverive shqiptare, duke përçmuar kryeministrin e Shqipërisë.

Deputeti i PDK-së ka shprehur indinjatën për këtë trajtim të dyfishtë dhe ka akuzuar Kurtin për një politikë të dëmshme dhe të dështuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka përfunduar Haxhiu.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews