Abdixhiku në Podujevë: LDK dhe Llapi janë një

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, para të pranishmëve ka thënë se “nga Podujeva deri në Istog, LDK po ngritet si një, në një frymë si ndryshim i domosdoshëm për Republikë”.

Abdixhiku tutje ka deklaruar se LDK dhe Llapi janë një dhe se “Pa Llap nuk ka LDK, e pa LDK nuk ka as Llap”.

“Sepse jemi një, të njëjtë, LDK dhe Llap, janë një! Ishim dje, jemi sot, do të jemi dhe më 9 shkurt. Pra Llapi dha gjithçka! Llapi duhet t’i japë LDK-së dhe Kosovës sërish! Sidomos tani, sidomos në këtë moment, sidomos në këtë udhëkryq.” – tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshimin e madh dhe se ky ndryshim sipas Abdixhikut, nuk mund të bëhet pa mbështetësit e LDK-së.

“Kemi nevojë për përbashkimin tonë të brendshëm kombëtar, si domosdoshmëri e një shpërthimi të madh nacional. Dhe ky shpërthim i madh nacional nis mu këtu, mes jush, mu në zemrën e të djathtëve, mu në Llap.” – ka thënë i pari i LDK-së.

Ai tha se “LDK e ka lënë në gjysmë rrugëtimin historik për bërjen e Kosovës”.

“Shpërthimi i madh nis aty ku ndarja jonë, në Llap, dha dridhje nacionale! Dhe rinis pikërisht këtu në Llap, ku përbashkimi ynë i madh, si ky sonte, do të japë dridhje kombëtare! Sepse, siç e themi gjithnjë, LDK dhe Llapi janë një! Kushtrimi bie për ata që kanë zemër e mendje të dëgjojnë”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews