Një aksident trafiku mes katër veturash ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”, segmenti Veternik-Bresje. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, ka deklaruar Rexhepi.