Në Spanjën lindore dhe jugore u mbyllën shkollat dhe filluan evakuimin e një pjese të popullsisë pasi vendi u godit përsëri nga shirat e dendur, dy javë pas përmbytjeve katastrofike që vranë të paktën 215 njerëz dhe ndezën një debat politik me akuza të ndërsjella.
Këtë mëngjes, agjencia shtetërore meteorologjike Aemet shpalli një paralajmërim portokalli për pjesën më të madhe të Spanjës lindore dhe jugore, ndërsa niveli më i lartë paralajmërues u lëshua për provincat e Tarragona në Kataloni dhe Malagu në Andaluzi.
Qeveria andaluziane mbylli shkollat në provincat e Málaga dhe Granada, dhe 3,000 njerëz u evakuuan nga vendbanimet pranë lumit Guadalhorce në provincën e Malaga. Trafiku hekurudhor me shpejtësi të lartë midis Malaga dhe Madrid u pezullua këtë pasdite.
Autoritetet katalanase u bënë thirrje banorëve të kishin “kujdes maksimal”, ndërsa qeveria rajonale e Valencias, e cila u kritikua për menaxhimin e saj të katastrofës së mëparshme, këshilloi komunat në zonat e prekura të mbyllnin shkollat dhe rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia.