Trump zyrtarizon Rubion si Sekretar të Shtetit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Marco Rubio do të jetë Sekretari i Shtetit amerikan.

Republikani tha se senatori i Floridës ishte “lider shumë i respektuar ” dhe një “zë shumë i fuqishëm për lirinë”.

“Ai do të jetë një avokat i fuqishëm i kombit tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, shtoi ai.

Sekretari i Shtetit është diplomati më i lartë i Amerikës gjersa këtë post aktualisht e mbanë Antony Blinken.

Rubio është nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës në Senat dhe gjithashtu është anëtar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Po ashtu si shumë të tjerë të emëruar nga 78-vjeçari, ai është kundërshtari i politikave të Iranit dhe Kinës.

Në vitin 2016, Rubio dhe Trump u ndeshën me njëri-tjetrin për nominimin presidencial të Partisë Republikane.

Ndërkohë, senatori i Floridës ka reaguar pas nominimit zyrtar për rolin e Sekretarit të Shtetit.

“Përgjegjësia për të udhëhequr Departamentin e Shtetit të SHBA është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe ndihem i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka vendosur tek unë”, tha ai.

“Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar agjendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e presidentit Trump, do të sjellim paqe përmes forcës dhe gjithmonë do të vendosim interesat e amerikanëve dhe të Amerikës mbi gjithçka tjetër. Pres me padurim të fitoj mbështetje nga kolegët e mi në Senatin amerikan, që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në kohë kur ai të marrë detyrën më 20 janar”, ka shkruar Rubio në platformën X.

Po “marrëdhëniet” e 53-vjeçarit me Kosovën?

Ndonëse ka vite që është pjesë e politikës amerikane, ai ka pak raste kur “ka shprehur” qëndrimet e tij rreth Kosovës.

Në këtë drejtim, në një postim në Twitter në shkurt të vitit 2021, ai kishte folur për njohjen e Kosovës, nga Izraeli, me ndërmjetësim të presidencës së parë të Trump.

“Senatori Rubio përshëndet Izraelin dhe Kosovën për themelimin e raporteve diplomatike. Ky është hap i rëndësishëm për të dyja shtetet si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, kishte shkruar Rubio.

Ndërkohë në një fjalim të publikuar më 13 shtator 2011, Rubio kishte folur për rolin e Amerikës në botë – duke përmendur edhe ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Ballkan.

“Forcat e armatosura amerikane kanë qenë një nga forcat më të mëdha të botës në shekullin e shkuar. Ato e ndalën nazizmin dhe komunizmin dhe djaj të tjerë si spastrimin etnik nga serbët. Ato ndihmuan lindjen e demokracive nga Gjermania deri në Irak. Kanë bërë ndihma e kanë kryer misione të panumërta për shtetin tonë”, ishte shprehur ai.

Veç këtyre, në vitin 2018, Rubio ka pasur takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një njoftim ishte bërë e ditur se presidenti Thaçi është takuar me senatorin Ron Johnson, me të cilin ka biseduar lidhur me mundësitë e thellimi të bashkëpunimit.

“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, ishte thënë në një njoftim të Presidencës së Kosovës, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews