Nënkryetarja e PDK-së Vlora Citaku, ka reaguar ndaj deklaratës me pezm të Presidentes Vjosa Osmani ndaj letrës së Ministres së jashtme Donika Gërvalla dërguar KiE-së, duke ja kujtuar asaj ,se ka heshtur kur është dashur të reagonte ndaj skandaleve shumë më të mëdha të Qeverisë Kurti, e cila ka bërë gabime në vazhdimësi gjatë qeverisjes.
Reagimi i Çitakut në Tëvë1 ka aluduar në mosbashkëpunimin e ngushtë Presidencë -Qeveri duke ngre dyshimin nëse atëherë kanë qenë të koordinuar e tash jo.
“…po flas për faktin se Kosova është nën sanksione, fal vendimeve të papërgjegjshme të Qeverisë, Kosova sot është në listë me Rusinë dhe Bjellorusinë, pra nuk kemi dëgjuar asnjë kritike nga presidentja për këto vendime…pas një heshtje shumë të gjatë ajo reagojë”, ka thënë ajo në Tëvë1.