A do ja heqë Trump “non gratën”? Berisha: Shpresa është tjetërkund!

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Euronews Albania ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris.

I pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata “e vendosur ndaj tij” ai tha se me fitoren e Trump ne do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës.

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”,-tha Berisha.

I pyetur nga analisti Arion Sulo nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha:

“Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner” – tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias që të rishqyrtojë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”.

Ai shprehet se reforma në drejtësi u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”-tha Berisha.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews