Samiti në Budapest, Osmani publikon foto ku shihet duke biseduar me Macron, Von der Leyen, Erdogan, Rutte e liderë të tjerë

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë disa foto ku shihet duke diskutuar me liderë të shteteve, foto që janë shkrepur në kuadër të samitit të sotëm të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Në këto fotografi, Osmani shihet duke biseduar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, Shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Turqisë, Recep Tayp Erdogan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte, Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky e të tjerë.

“Diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani.

Në Budapest, Osmani sot ka folur për rikthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani ka thënë se beson që mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të vazhdojë edhe gjatë administratës së presidentit Trump.

Shefja e shtetit ka thënë se që nga vitet e nëntëdhjeta Kosova ka pasur mbështetjen e çdo administrate amerikane.

“Kosova ka pasur mbështetjen bipartizane të çdo administrate amerikane që nga fillimi i viteve ’90. Ne kemi qenë të bekuar me atë mbështetje, kemi çdo arsye të besojmë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe me Administratën Trump. Unë besoj fuqishëm se bashkëpunimi i ngushtë mes BE-së dhe Amerikës do të vazhdojë, është në të mirë të sigurisë dhe paqes në botë”, tha Osmani në Budapest ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews