Hapet ura e re e Kukësit, Rama: Shani sa më shumë se plas syri i keq e na shtoni inatin për punë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sonte pamje nga Ura e re në Kukës, e cila u inaugurua gjatë mesditës, duke e cilësuar këtë projekt si një arritje të rëndësishme për qarkun dhe qytetarët e Kukësit.

“Për hajër Ura e Madhe e Kukësit”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij, duke e shoqëruar mesazhin me një lutje për ata që kanë shprehur dyshime për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimit. “Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, morën pjesë sot në ceremoninë e përurimit të urës, ndërsa u përshëndetën edhe me banorë të zonës.

Ura e re e Kukësit është një nga projektet infrastrukturore të ndërmarra nga qeveria, që synon të përmirësojë ndërlidhjen dhe qasjen e qytetarëve në këtë zonë, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke krijuar mundësi të reja zhvillimi për komunitetin lokal.

Ura është një vepër e veçantë, jo vetëm nga ana si vepër arti, por edhe nga struktura dhe metodologjia e saj e punës. Ura në vetvete ka kushtuar e gjitha 40 milionë euro përfshirë edhe dy rrugët e aksesit, të hyrjes e të daljes.

Ura e Madhe e Kukësit bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. E projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur italian Giorgio Rizzo, kjo urë i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në atë zonë.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra, shkruan ATSh.

Ura ka 4 korsi në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews