Mangani në Badovc dhe shpenzimi i 31 milionë eurove për karburante duhen hetuar

Ashtu siç nuk mbahet mend në praktikat parlamentare të Kosovës, por as ndokund tjetër në botë, mazhoranca  e Kuvendit aktual të Kosovës, është totalisht më e dobëta dhe më e papërgjegjshmja që  ka ndodhë  ndonjëherë.

Shumica parlamentare e këtij Kuvendi, hyjnë e dalin në seancat parlamentare  sipas dëshirës.

Raporti i Progresit  ka paraqitur se ky Kuvend është mbrapa me rreth 20 seanca  plenare, ndërsa praktika e mungesës është parë edhe  të premten  kur deputetët e pozitës pas pauzës së mesditës, më nuk janë kthyer në seancë.

A po manipulohet  me manganin në Liqeni ne Badovcit në favor të shitjes së ujit të ambalazhuar?

Dy probleme jetike që kanë dominuar seancën, kanë hapur debat për praninë e  manganit në Liqenin e Badovcit dhe shpenzimi i 31 milionë eurove karburante nga Qeveria, shifër katër fish më e lartë se shpenzimet e karburanteve para Qeverisë Kurti.

Problemi i pranisë së manganit në ujin e Badovcit prej të cilit shërbehen qindra mijëra banorë, siç është thënë në Kuvend, ka gjasë të jetë i qëllimtë pasi qytetarët imponohen të blejnë ujin e ambalazhuar nën rrezikun deshën-s’deshën.

Prania e manganit në ujin e Badovcit për disa vite rresht, në kohët kur aktualizohet problemi i ambalazhueseve të ujit, sjell dyshime tek qytetarët për një mundësi manipulimi që detyron qytetarët të blejnë me muaj ujë ambalazhues, e ndërkohë edhe të paguajnë faturimin e shpenzimit të ujit sipas njehsorëve.

Ky është konstatimi i deputetëve opozitarë të cilët kanë iniciuar temën e këtij problemi në Kuvend, pas të cilës deputetët e Vetëvendosjes më nuk janë kthyer për debat në Kuvend.

Si  kurrë ndonjë herë, deputetëve opozitarë sipas përgjegjësive qytetare, nuk ka kush u kthen përgjigje për problemet që ngritin ata, derisa pozita për ikje nga Kuvendi thotë se “nuk duan të bien në agjendë me opozitën”.

Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci pasi ka pranuar se pozita ka  munguar në shumë seanca parlamentare, ka potencuar se arsye kryesore e mungesës ka qenë “që të mos bien në agjendën e opozitës”.

Si e hoqi Zyra e Auditorit Kombëtar shifrën e shpenzimeve prej 31 milionë eurove të Qeverisë për karburante vjetore?

 Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë vazhduar edhe sot përplasjen që nisën dje.

Bajrami bëri dje një postim në Facebook, ku tha se gjatë vitit të kaluar, janë shpenzuar mbi 31 milionë euro naftë për vetura zyrtare, e për këtë iu referua raportit vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit, (ZKA).

Çka ka me thanë ”ministri i financave” lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro, tha Bajrami në postim.

“I referohem Zyrës Kombëtare të Auditorit sepse edhe unë i besoj pavarësisht se keni kapur dhe instrumentalizuar secilin institucion nga AKI-ja e deri te Policia e Agjencitë tjera të pavarura. Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo  del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve”, tha Bajrami.

Ministri Murati pastaj ka reaguar  disa herë me ofendime ndaj Hykmete Bajramit duke sjellë  kalkulime të korrigjuara për shpenzimet e Qeverisë për hargjime me  karburante dhe këto reagime ofenduese kanë vazhduar deri në momentin kur zonja Bajrami ka sjellur fakte të kalkuluara pas  të cilave Murati është ndalur.

Çka ka me thanë ”ministri i financave” lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro.

Ndryshimi i shifrave në raportit nga ZKA-së

Zyra Kombëtare e Auditimit doli më pas edhe më një reagim zyrtar lidhur me të dhënat në atë raport, që i publikoi Bajrami.

Në reagimin e ZKA-së u tha se në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023 gjatë procesit të përgatitjes teknike është lëshuar një gabim, ku në faqen 42 të raportit përkatësisht te kategoria “Mallrat dhe Shërbimet” kanë mbetur të dhënat nga Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2022.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë, ZKA-ja sqaron se në faqen 42 përkatësisht te shënimi “Mallrat dhe Shërbimet” ku është bërë përshkrimi i zërave kryesorë që përbëjnë shpenzimet e kësaj kategorie, të dhënat e paraqitura nuk paraqesin gjendjen sipas të dhënave nga Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023”, u tha në njoftim.

Ndryshimin e shifrave nga ZKA, LDK e quan “falsifikm të shifrave “

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti më pas konferencë për këtë çështje, ku kërkoi hetim.

Zyrtari i kësaj partie, Berat Rukiqi duke folur para gazetarëve në lidhje me ndryshimin e raportit, tha se ky është një rast i paprecedentë që nuk ka ndodhur më parë.

“Jemi në këtë konferencë në orët e vona për një rast të paprecedentë që ka ndodhë, një rast i rëndë i ndërhyrjes institucionale, Qeverisë së Kosovës në institucione të pavarura, në këtë rast te raportet e Zyrës Kombëtare e Auditimit. E thashë që është një rast i paprecedentë për shkak se një të tillë nuk e kemi parë asnjëherë në demokracinë moderne të Kosovës, dhe për më shumë, nuk është vetëm ndërhyrje në numra, por falsifikim i raporteve zyrtare që kanë qenë publike nga gushti i këtij viti.”, u shpreh Rukiqi./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews