Apple ka ridizajnuar thellësisht Mac Mini pas më shumë se dhjetë vjetësh, duke e bërë atë më të vogël dhe më të fuqishëm me procesorin M4 dhe 16 GB RAM. Tani ka dimensione 5×5 inç dhe sistem ftohjeje të përmirësuar.
Në pjesën e përparme ka dy porte USB-C dhe një port audio, ndërsa në anën e pasme janë porta HDMI, një port rrjeti dhe tre porte USB-C/Thunderbolt.
Modeli M4 Pro ofron 14 bërthama CPU dhe 20 bërthama GPU, me RAM deri në 64 GB dhe ruajtje deri në 8 TB, duke mbështetur gjithashtu deri në tri ekrane 6K.
Çmimi fillestar për versionin standard M4 është 599 dollarë, ndërsa M4 Pro nis nga 1,399 dollarë. Mac Mini është në dispozitë për para-porosi dhe do të dalë në treg më 8 nëntor. /TelegramNews/