Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi sot do të mbahet mbledhje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Tahiri ka thënë se Kosova do të përballet me Serbinë nga pozita e ndëshkuar e me sanksione dhe me qeveri anti-amerikane.
Kjo sipas saj, është një pozitë e mjerueshme e Kosovës.
“Kosova e ndeshkuar me sanksione dhe me qeveri antiamerikane do te perballet sot me Serbine te pandeshkuar, gjenocidberese dhe pro-ruse ne takimin e keshillit te Sigurimit – cfare pozite e mjerueshme e Kosoves – ‘ moj Shqypni e mjera Shqypni’ eshte poezia qe e pershkruane Kosoven sot..” – ka shkruar ajo në Facebook