Komunës së Suharekës i është zhbllokuar llogaria bankare, ka njoftuar kryetari i saj, Bali Muharremaj.
Sipas Muharremajt, lajmi për aktivizimin e llogarisë u bë i ditur të martën mbrëma, dhe ai shprehu mirënjohje për efektin e presionit publik në arritjen e këtij rezultati.
“Presioni publik dha rezultat. Puna do të vazhdoj e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Muharremaj në Facebook.
Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë gjatë së hënës se Qeveria nuk ka kompetencë për të bllokuar llogari të komunave.
“Dezinformatat nuk kalojnë! Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar Murati.