Bajrami i reagon Muratit: Çmimet janë rritë jo pagat, ndryshimi po vjen me 9 shkurt, me LDK-në

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili ka potencuar se “pagat në sektorin publik në vitin 2023, janë rritur në vitin 2024 dhe tani po rriten edhe në vitin 2025”.

Sipas saj rritje të vetme gjatë kësaj qeverisje kanë pësuar çmimet e produkteve esenciale, e jo pagat e qytetarëve, transmeton albanianpost.

“Ministri sigurisht ka menduar për çmimet, se çmimet janë rritë në 2021, janë rritë në 2022, janë rritë në 2023 dhe po rritën në 2024”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami ka kujtuar se Qeveria aktuale e Kosovës ka rritur pagat vetëm për “kryeministrit, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, asistentët e tyre për 45 për qind, dhe atë në fillim të mandatit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025.

“Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews