“Turp të qoftë”: Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netanyahut në ceremoninë përkujtimore të viktimave

Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në një ceremoni përkujtimore të viktimave të sulmeve të 7 tetorit të kryera nga Hamasi.

Bëhet e ditur se pjesë e ceremonisë përkujtimore ishin edhe presidenti izraelit, Isaac Herzog dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ndërsa Netanyahu mbante fjalim, protestuesit bërtitën “turp të qoftë” dhe bënë zhurmë që e detyroi atë ta ndërpresë adresimin, shkruan skynews.

Siç raportohet, shumë izraelitë e shohin kryeministrin si përgjegjës për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit.

Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gaza nga Hamasi.

Ndryshe, gjatë sulmit Hamasi vrau afër 1,200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë.

Ndërkohë, si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gaza janë vrarë më shumë se 42,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews