Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili dje ka thënë se kur qytetarët mbesin në trafik në Prishtinë le të lexojnë libra.
Ajo është tallur me të parim e kryeqytetit, duke thënë se ai e ka për të mirën e qytetarëve, por ata nuk po ia dinë.
Në profili e saj në “Facebook”, Hoxha ka ironizuar duke thënë se kështu është edhe në Londër.
“‘Përjetime pafund me kryetarin e kryeqytetit’!!! Krejt për të mirën tonë e ka, por na s’po ia dijmë hiç 🙆 Në Londër si duket kështu është … Krejt të lexueshëm, të flladitun e të përjetum janë atje… Kurgjo s’po dijmë edhe na, ama po iluminohemi përditë prej tij dhe jetës sonë në Prishtinë. Jaaaaaaaa…”, ka Hoxha.