“Po bien brinjët e Trekëndëshit të Bermudës”. Ky është reagimi i ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Sipas Bashës, tashmë kambanat po bien për kryeministrin e Rama, pasi brinjët e këtij trekëndëshi të së keqes nuk qëndrojnë pa njëri-tjetrin.
“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.