Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale ndaj ministrit Liburn Aliu.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci tha se ky është një sulm ndaj LVV-së derisa shtoi se VV vetëm po rritet.
“Për ata që po paralajmërojnë hetime e aktakuza ndaj ministrave të Qeverisë. Unë e kam një paralajmërim: nga këto sulme, VV vetëm rritet. Ka kaluar koha e hajnave në qeveri”, tha ai.