Profesori amerikan, Edward Joseph duke folur në Pearson Institute ka thënë se loja përfundon nëse sigurohet rruga pëer anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Nga atje, Joseph citohet të ketë thënë se sapo të sigurohet heqja e bllokadës, Serbia nuk do të ketë mundësi të bllokojë dhe kështu do të jetë lojë e humbur.
“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë. Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga z. Haradinaj” – ka deklaruar ai.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasiqë strategjia e kësaj të fundit, nuk do të vlente më.