Ish kryetari i Mitrovicës së jugut Agim Bahtiri, ka provuar t’i ndezë motorët propagandistik “ala-bahtirqe”, duke akuzuar pa shije PDK-në, kandidati për kryeministër i të cilës Bedri Hamza, shihet si më i kompletuari në Kosovë, veçanërisht për rritje ekonomike të vendit dhe për paga.
Bedri Hamza sipas sondazheve të publikuara, është zyrtari i vetëm i cili në të gjitha funksionet e deri tashme, ka përmbushur premtimet elektorale me rritje dhe performansë të jashtëzakonishme.
Agim Bahtiri është munduar ta kap fillin e propagandës kundër Bedri Hamzës që ia mori qeverisjen komunale të Mitovicës së jugut pa asnjë therrë në këmbë, por Bahtiri i njohur për huqjen e topit, edhe kësaj radhe ka huqur duke thënë se pas zgjedhjeve më pesë shkurt ,hapet ura e Ibrit…
“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet, pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri, duke mos ditur se procesi zgjedhor mbahet më datë 9 shkurt” dhe shton:
“Ne, do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet. Situata është e përmirësume, dhe normale, dhe nuk ka asnjë problem, ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.
Bahtiri e ka akuzuar opozitën, më saktësisht, Bedri Hamzën, se ka lobuar në Amerikë për mos hapjen e urës së Ibrit.
Opinioni kosovar e më gjerë e mban mend deklaratën e tij te ura e Ibrit, kur proklamonte sa ishte kryetar i komunës atje, duke thënë se “hapja e urës mbi Ibër do të bëhet së shpejti funksionale dhe në përurimin e hapjes së saj do të këndojë Shakira…”
Nga ajo që ka premtuar Agim Bahtiri deri më tani, as nuk është hapur ura e Ibrit, e as nuk ka kënduar Shakira.
Kandidati për kryeministër nga PDK Bedri Hamza në takime me qytetarët e Kosovës pa dallim, ka atakuar punën e Qeverisë në të gjitha segmentet dhe ka premtuar përmirësim substancial të gjendjes kur ai të votohet nga qytetarët për postin e të parit të ekzekutivit të vendit.
“Vendin e ka përfshirë një atmosferë, ku paaftësia për ta vënë në jetë një projekt ekonomik e zhvillimor, iu bie direkt mbi kurriz taksapaguesve, punëtorëve, pensionistëve dhe kategorive më të ndjeshme të këtij vendi. Ku njerëzit që jetojnë nga mundi i tyre, nuk janë të sigurt se mund t’ia dalin deri në pagën e radhës. Ku të rinjtë e të rejat e këtij vendi, ende e kanë shpresën për ta nisur jetën diku tjetër”, thënë Hamza.
Komponentë të LVV-së, duke qenë të tronditur nga skandalet dhe aferat korruptive, po mundohen me çdo kusht ta shantazhojnë opozitën duke i fshehur dështimet qeverisëse. /Telegram News