Fillon shfaqja me një orë vonesë, përshkallëzohet greva e Shoqatës Sindikale e Artistëve të TKK-së

Një muaj më parë Sindikata e Artistëve ka njoftuar se në shenjë pakënaqësie për kushtet aktuale do të aplikojë vonesën e zhvillimit të provave prej dhjetë minutave, duke bërë të ditur se ky hap ishte paralajmërim i përshkallëzimit të grevës, deri në realizimin e kërkesave të aktorëve të këtij institucioni.

Me rastin e shfaqjes “1984” të Teatrit Kombëtar të Kosovës, e cila hapi  festivalin ITF “Skupi Festival” në Shkup, filloi një orë me vonesë si shkak i grevës së paralajmëruar për përmirësimin e koeficienteve të pagave për aktorët dhe punëtorët e institucionit.

Shfaqja “1984” filloi në orën 20:00, dhe jo në 19:00 siç ishte paraparë fillimisht në program.

“Në shenjë solidariteti me kërkesat e Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, festivali ka zhvendosur për një orë të gjitha shfaqjet e festivalit . Falënderojmë drejtuesit e festivalit për mbështetjen e tyre ndaj kauzës sonë të drejtë”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Artistëve.

Njoftimi i plotë i sindikatës:

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews