Ushtria serbe thotë se iu afruan kufirit me Kosovën për të parandaluar kontrabandën me drunj

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka cilësuar “fushatë dezinformuese” fjalët e mbrëmshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili shkroi se “Serbia ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës”.

Sipas ushtrisë serbe, ata po kryenin “detyra të rregullta” dhe se po lëviznin “në përputhje me marrëveshjet”.

Agjencia serbe e lajmeve, Beta, raporton se ministria serbe ka thënë se bëhet fjalë për “kontrabandim të drunjve”.

Sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “hajdutët e pyjeve janë larguar” në zonën e kufirit dhe se “mjetet e gjetura të përdorura për këtë aktivitet kriminal u janë dorëzuar pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Ministria serbe përmendi Rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së për të thënë se Policia e Kosovës “nuk ka vend” në kufi dhe se “Marrëveshja Ushtarake-Teknike nuk njeh subjekte të tjera përveç pranisë civile dhe të sigurisë ndërkombëtare në krahinë dhe forcave serbe të sigurisë”.

Monitorimi i ushtarëve serbë, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se “tregon një shpërfillje të plotë të marrëveshjeve të dakorduara”.

Kurti shkroi mbrëmë se “institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve”.

“Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, ka shkruar ai.

Kurti tha se Serbia po vazhdon “të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride” duke synuar “destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës”.

“Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews